75 Mall Live Search
23:55 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / AR

Çifti i njohur fejohet pas 4 vitesh lidhje

Ylli i NBA Kyle Kuzma dhe modelja Winnie Harlow janë fejuar! Ata kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se janë fejuar pas 4 vitesh lidhje. Në fotot e shpërndara, dyshja ka qenë në një avion privat kur Kuzma i ka propozuar bukuroshes një ditë përpara Shën Valentinit.

Harlow tregoi unazën me diamant 8.5 karat teksa pozonte në korridorin e avionit, të zbukuruar me trëndafila të kuq. 30-vjeçarja postoi edhe një foto duke u puthur me 29-vjeçarin.

Në një intervistë me Vogue, Kuzma tha se kishte nisur ta planifikonte propozimin para gjashtë muajsh. Kur hipën në avion, ai i lexoi një poezi që mbaronte me pyetjen: “Do të bëhesh gruaja ime?”, së cilës Harlow iu përgjigj “Po” ende pa e parë unazën.