20:40 / E Martë, 26 Maj 2020

Çifti i njohur hollivudian festojnë 2 vjetorin e takimit të parë

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra festojnë sot 2-vjetorin e lidhjes së tyre.

Ata kanë zgjedhur t’i shkruajnë njëri-tjetrit fjalët më romantike në rrjete sociale, duke treguar se këto dy vite kanë qenë më të bukurit për ta.

“2 vite më parë ne shkrepëm fotografinë tonë të parë. Çdo ditë prej atëherë ti më ke sjellë gëzim të pafund dhe lumtur. Të dua! Faleminderit që e bën jetën tonë bashkë kaq të mrekullueshe.
Gëzuar për shumë takime të tjera”, shkruan Priyanka. Po ashtu edhe Nick i ka dedikuar partneres së tij fjalët më të ndjera. “Kjo grua e bukur dhe unë dolëm në takimin tonë të parë 2 vite më parë. Kanë qenë dy vitet më të bukur të jetës sime dhe të mendosh që jam me fat të shpenzoj gjithë jetën me të është një bekim i mrekullueshëm. Të dua shpirt. Gëzuar 2-vjetorin”, shkruan këngëtari.