08:14 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Çifti i njohur hollivudian në izolim, pranë njëri-tjetrit!

Virusi COVID-19 tanimë ka ‘pushtuar’ gjithë botën dhe ka bërë që shumica e popullsisë nëpër botë të izolohen, që të mbrohen nga ky armik i rrezikshëm.

Njejtë kanë bërë edhe çifti i njohur hollivudian, Nick Jonas dhe Priyanka Chopra, shkruan Indeksonline.

Ata janë shfaqur së bashku në rrjetet sociale, ku shihen teksa kalojnë kohën pranë njëri tjetrit në izolim.

Kujtojmë që ky virus nuk i ka kursyer as fytyrat e njohura të hollivudit, siç ishte rasti i aktorit Tom Hanks dhe gruas së tij, që u prekën nga koronavirusi. /IndeksOnline/