09:14 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Çifti i njohur hollivudian, shkëlqen në qilimin e kuq

Aktorët e njohur Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë të martuar nga viti 2018 dhe janë ndër çiftet më të njohura dhe të dashura për publikun.

Priyanka është aktore indiane dhe në vitin 2000 ishte shpallur si “Miss World”, derisa 37- vjeçarja është 10 vjet më e vjetër se burri i saj aktori Nick Jonas, shkruan Indeksonline.

Ata së bashku janë parë në ceremoninë e “Golden Globes”it, ku kanë shkëlqyer pranë njëri- tjetrit.

Bukuroshja 37- vjeçare kishte veshur një fustan “pink”, i cili i shkonte shumë derisa aktori Nick Jonas, ishte i veshur me një kostum solemn.

Çifti është mjaft i njohur në fushën e aktrimit dhe personazhe mjaft të dashur për publikun. /Indeksonline/

Mos i humb