Çifti i njohur i homoseksualëve feston 6- vjetorin e martesës

Kanë kaluar gjashtë vjet që kur aktori i njohur, Neil Patrick Harris dhe partneri i tij, David Burtka kurorizuan dashurinë dhe ata po festojnë përvjetorin e tyre të gjashtë të martesës!
Çifti përmes statuseve në Instagram uruan njëri-tjetrin për përvjetorin, transmeton Indeksonline.

“Gjashtë vjet më parë. Ndoshta dita më e lumtur e jetës sime. Që atëherë, mijëra kujtime. Asnjë pendim. Faleminderit David, që krijove dhe zbukurove botën time. Unë jam përgjithmonë mirënjohës, ” shkroi NPH në postimin e tij në Instagram.
Në anën tjetër Davidi shkroi: Gjashtë vjet më parë sot Neil dhe unë u kurorëzuam. Faleminderit që vallëzove në zemrën time. Nuk mund ta besoj se ke qëndruar me mua pas gjithë këtyre viteve që të bezdis. Ti e ke bërë zemrën time të plotë. Faleminderit për kohët më të mira të jetës sime. ”

Neil dhe David filluan fundjavën e tyre të përvjetorit duke marrë pjesë në një darkë intime në Topping Rose House në Hamptons, e cila u organizua nga shefi i njohur botëror Jean-Georges Vongerichten . Darka e bamirësisë al fresco ishte një mbledhje fondesh për Food Bank për New York City dhe City Harvest, dy organizata që drejtojnë luftën kundër pasigurisë ushqimore dhe urisë në Shtetet e Bashkuara./Indeksonline/