75 Mall Live Search
12:04 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / OSH

Çifti i njohur i jep fund lidhjes, mesazhi i tyre është i veçantë

Ish-kampionja e botës në ski, Lindsey Vonn, i ka dhënë fund lidhjes me hokeistin e njohur, Pk Subban. Çifti i ka dhënë fund lidhjes në një mënyrë të veçantë.

Skitorja amerikane ka publikuar një foto me hokeistin, duke njoftuar fansat me një mesazh të rrallë.

“Gjatë 3 vjetëve të fundit, PK dhe unë kemi pasur disa kohë të jashtëzakonshme së bashku. Ai është një njeri i mirë që unë e respektoj shumë. Ne tani e tutje kemi vendosur të ndahemi nga njëri-tjetri. Kërkojmë nga të gjithë që të respektojnë privatësinë tonë gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Vonni në njoftim./Indeksonline/