75 Mall Live Search
19:25 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / AR

Çifti i njohur i showbizit dhurojnë 1 milion dollar për Ukrainën

Çifti i njohur i showbizit, Ryan Reynolds dhe Blake Lively dëshirojnë t’iu dalin në ndihmë ukrainasve.

Aktorët përmes një postimi në ‘Twitter’ u shpreh se do të dhuronte 1 milion dollarë teksa do t’i bashkohej donatorëve të tjerë, për t’iu gjendur pranë personave që po luftojnë për të mbijetuar, transmeton Indeksonline.

Në 48 orë, ukrainasit u detyruan t’i linin shtëpinë e tyre. Ata kanë nevojë për mbrojtjeje”, shkroi Ryhan në ‘Twitter’.

Donacionet do të mblidhen nga Kombet e Bashkuara.

Sipas organizatës, rreth 120,000 ukrainas janë detyruar t’i lenë shtëpinë e tyre që nga fillimi i pushtimit rus ditën e enjte.

OKB-ja paralajmëroi të shtunën se gjithsej 4 milionë banorë mund të largohen nga vendi i tyre nëse lufta vazhdon.

Ryan dhe Blake kanë bërë donacione bujare bamirësie në të kaluarën. Gjatë kohës kur shpërtheu koronavirusi, ata iu dhuruan para bankave dhe organizatave ushqimore për njerëzit në nevojë./Indeksonline/