75 Mall Live Search
22:42 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Çifti i njohur ndahet pas dy muajsh

Supermodelja Gigi Hadid dhe modeli Tyler Cameron i kanë dhënë fund lidhjes.

Dyshja u lidhën dy muaj më parë dhe tashmë thuhet se midis tyre çdo gjë ka përfunduar, shkruan Indeksonline.

Një burim për E!News ka konfirmuar lajmin për ndarjen e tyre teksa thuhet se të dy tashmë janë beqar.

Për herë të fundit ata u panë në fillim të muajit shtator në javën e modës në New York, derisa të dytë arritën vetmas.

“Ne jemi vetëm shokë, ne vetëm jemi takuar disa herë së bashku”, ishte shprehur Tayleri kur u pyet për raportin e tij me Gigin.

Tyleri në shtator po ashtu ishte për të përkrahur Gigin në funeralin e gjyshes së saj.

Kujtojmë se Gigi Hadid para romancës me Tylerin ishte në një lidhje të gjatë me këngëtarin Zayn Malik/Indeksonline/