18:17 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Çifti i njohur ndahen pas një viti romancë

Sienna Miller dhe i dashuri i saj Lucas Zwirner thuhet se kanë ndarë rrugët pas një viti lidhje.

Aktorja 38-vjeçare dhe 29-vjeçari u përfolën për fejesë, megjithëse asgjë nuk u konfirmua asnjëherë.

Page Six raporton se Sienna ishte ajo që i shkëputi raportet me Lucas , por nuk është bërë i ditur shkaku i ndarjes.

Sienna dhe Lucas u panë së pari së bashku në fillim të vitit 2019 dhe ata u panë së bashku shumë herë, duke përfshirë një pushim argëtues plazhi në Francë verën e kaluar. 

Thashethemet e fejesës nisën në fillim të këtij viti kur ajo u pa duke mbajtur një unazë në atë gisht dhe ajo u pa të vishte unazën deri në korrik.

Sienna më parë ka qenë e fejuar me Jude Law dhe Tom Sturridge , me të cilin ka një vajzë./Indeksonline/