08:43 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Çifti i njohur ndahen për herë të tretë me radhë

Motrat Hadid kanë qenë në krye të mediave rozë për jetën e tyre personale ditëve të fundit.

Së pari cikli i lajmeve u përmbyt me raporte mbi lulëzimin e marrëdhënies së Gigi Hadid me Tyler Cameron nga The Bachelorette , dhe tani Bella Hadid është në krye të lajmeve për një arsye më pak emocionuese. 

Sipas disa E! burime , Bella dhe i dashuri i saj, The Weeknd janë ndarë, transmeton Indeksonline.

 Ata vendosën të ndaheshin sepse oraret e tyre të punës thjesht nuk po përputheshin dhe kjo shkaktoi një tendosje masive në marrëdhëniet e tyre. 

Burimi tha, “distanca” ishte faktori më i madh. Plus, The Weeknd me sa duket po përpiqet të bëhet aktor tani, kështu që, ai me siguri i duhet kohë shtesë për tu përgatitur, në anën tjetër edhe Bella po bëhet gati për javën e modës.

“Ata janë në vende të ndryshme tani, fizikisht dhe mentalisht. Bella po përgatitet për angazhimet e saj të javës së modës dhe Abel është duke punuar në muzikën e tij dhe debutimin e tij të ardhshëm në aktrimi”, tha burimi i afërt me çiftin.

“Ata shpresojnë të kthehen së bashku në një moment, por tani për tani po përqendrohen në veten dhe projektet e tyre”. Koha do të tregojë!”, vazhdoi burimi.

Dyshja së pari filluan takimet në vitin 2015, kur u takuan në festivalin “Coachella”. Por në dhjetor ata i dha fund lidhjes, për tu ribashkuar në shkurt, më pas dyshja u ndanë përsëri në fund të vitit 2016.

Bella dhe The Weeknd u rikthyen përsëri në krahët e njëri-tjetrit në korrik të vitit 2018, ndërsa tani ata ndan rrugët përsëri./Indeksonline/