15:30 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Çifti i njohur prindër për herë të dytë

Karla Souza është në pritje të fëmijës së dytë.

Aktorja e “How To Get Away With Murder” tregoj lajmin e mirë përmes një postimi në Instagram ku shihet bashkë me vajzën e saj të parë, Gianna.

Lajmi për shtatzëninë e saj vjen vetëm disa javë pasi  HTGAWM përfundoi në finalen e serialit pas gjashtë sezoneve. 

Aktorja luajti së bashku me Viola Davis, Jack Falahee, Aja Naomi King ,  Charlie Weber,  Liza Weil,  Matt McGorry dhe Rome Flynn. 

34-vjeçarja u fejua me Trenkmann në dhjetor 2013 dhe kanë një vajzën së bashku. Ata u martuan në maj 2014./Indeksonline/