22:53 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Çifti i njohur shqiptarë e pranojnë lidhjen, dalin publikisht për herë të parë

Prej muajsh është përfolur për raportin në mes këngëtares së njohur Jonida Maliqi dhe aktorit Romeo Veshaj.

Dyshja përkundër thashethemeve asënjëherë nuk e kanë pranuar e as mohuar raportin e tyre më shumë se miqësor ndonëse shpesh herë janë kapur nga paparacit, shkruan Indeksonline.

Por, tashmë Jonida dhe Romeo kanë bërë publike lidhjen e tyre duke e zyrtarizuar përmes një fotografie në rrjetet sociale.

Ishte aktori ai që ka ndarë në Instagram imazhin ku shihet përkrah këngëtares e që dukeshin për mrekulli së bashku.

“Misioni i pamundur 9”, ishte mbishkrimi që ai bëri në fotografi.

Kujtojmë që Jonida është nënë e një djali nga martesa e mëparshme e biznesmenin Gent Prizreni me të cilin u nda vite më parë./Indeksonline/