Çifti i njohur të pandashëm, kalojnë pushime luksoze së bashku
Ata e kanë mbajtur lidhjen e tyre sekrete për një kohë të gjatë.
Aktorët e njohur Katie Holmes dhe Jamie Foxx janë larguar së bashku nga angazhimet për të shijuar një pushim luksoz, shkruan Indeksonline.

Aktorja 40 vjeçare dhe fituesi i çmimit Oscar, Fox janë duke kaluar disa ditë romantike në një jaht luksoz me vlerë 8 milionë dollarë.

Dyshja e njohur dukeshin të lumtur krah njëri-tjetrit derisa shkëmbenin puthje.

Kujtojmë se Holmes më parë ishte e martuar me aktorin e njohur, Tom Cruise me të cilin ka një fëmijë./Indeksonline/
