Çifti i njohur zbulojnë emrin e vajzës së tyre

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly më në fund kanë zbuluar emrin e vajzës së tyre të vogël, dhe nuk është “Celestial Seed”.
Në vend të kësaj, çifti që është në një marrëdhënie të luhatshme e ka quajtur vajzën e tyre Saga Blade Fox-Baker, sipas një postimi të MGK në Instagram më 17 qershor.
Kur aktorja solli në jetë vajzën e tyre të parë, MGK ndau një video në Instagram ku shkruante: “Ajo më në fund erdhi!!Celestial Seed’.. 27/3/25.” Shumë ndjekës menduan gabimisht se ky ishte emri i saj, ndaj ai u detyrua të sqarojë përmes një Story se “pritni pak… emri i saj nuk është ‘Celestial Seed’. Nëna e saj do t’jua tregojë emrin kur të jemi gati.” Në atë kohë, Fox nuk bëri asnjë postim për lindjen.
Vajza e vogël është fëmija i parë i Fox dhe MGK. Aktorja ka dhe tre djem me ish-bashkëshortin Brian Austin Green — Noah, Bodhi dhe Journey. Nga ana tjetër, MGK ka një vajzë të quajtur Casie nga një marrëdhënie e mëparshme me Emma Cannon.
Çifti, i cili është bashkë që nga viti 2020, ka kaluar disa ndarje dhe ribashkime gjatë viteve. Në nëntor 2024, Megan bëri të ditur se ishte shtatzënë me një “rainbow baby”, pasi kishte kaluar një abort më herët.
MGK kishte lënë të kuptohej për këtë përmes një performance emocionale në Billboard Music Awards në vitin 2022, ndërsa Fox e konfirmoi në librin e saj me poezi “Pretty Boys Are Poisonous” që doli në vitin 2023.
Në të njëjtin libër, ajo foli edhe për një “idiot të bukur, të thyer dhe egoist” që e tërhiqte poshtë, pa përmendur emra, por duke shtuar zërat se i referohej MGK.
Ata zyrtarisht e ndërprenë fejesën e tyre të shpallur në vitin 2022, por kanë pranuar se do të kenë gjithmonë një lidhje shpirtërore si “twin flamw”.
Pas lindjes së vajzës, burime pranë çiftit kanë thënë se ata po përpiqen të ruajnë një marrëdhënie bashkëprindërore sa më të qetë.