75 Mall Live Search
20:30 / E Diele, 15 Maj 2022 / AR

Çifti i “Për’puthen 3” prindër për herë të parë?

Çifti i parë i “Për’puthen 3”, Mikela e Erioni kanë folur më shumë për jetën private.

Të ftuar në “Why Not” dyshja zbuluan se a do të bëhen prindër dhe sa fëmijë duan t’i kenë, shkruan Indeksonline.

Mikela u shpreh se dëshirojnë ta shijojnë momentin, ndërsa Erioni tha se e ka problem që të përzgjedh emrat.

Roza Lati: A e keni menduar emrin e djalit?

Mikela: Ky është problemi në Shqipëri. Në momentin që del çift këto janë pyetjet e para. Ne duam ta shijojmë këtë gjënë deri në momentin që të vijë, nëse vjen është e mirëpritur.

Erioni: Nëse unë e kam problemin e kam problemin te emrat, kam gjetur të parin por më duhet të gjejë tre përnjëherë

Mikela: E kishim lënë për binjakë, jo trinjakë./Indeksonline/