Çifti i “Për’puthen +40” bëjnë plane për të ardhmen/ A do t’i pengoi distanca?

Në puntatën e sotme është shfaqur takimi i Gilbertës dhe Ilirit.
Ai u shpreh se rrugëtimi në emision po përfundon, por jo lidhja mes tyre.
Edhe pse jeton në Itali, ai u shpreh se nuk do të lejoi që të ndikojë në lidhjen e tyre.
Iliri: Ke një bukuri shpirti dhe dola fitimtar. Kjo më kënaqi.
Gilberta: Ishte guxim i çmendur që mora pjesë aty, jo vetëm për ty. Fillova të qesh përsëri dhe pjesë e kësaj je dhe ti. Më thonë të gjithë tani që je më e qeshur, çfarë po ndodh.
Iliri: Tani marrëdhëniet me Shqipërinë do ti kem më të afërta, më të shpeshta. Duhet parë dhe kjo dashuri në distancë. Mund të vish në Itali kur të jetë momenti. Për momentin nuk e kam vendosur ku do qëndroj, jemi njerëz të punës, ndjekim aktivitetet dhe të ndjek ty. Kemi nevojë të ecin punët, të ecin raportet.
Gilberta: Marrëdhënia ime me punën ka përfunduar tashmë dhe mendoj që mund të të ndjek në Itali.