Çifti i sapomartuar, aksidentohen për vdekje! (Pamje)
Një çift i sapomartuar nga Utah ka humbur jetën në një aksident me makinë pasi nusen e zuri gjumi në timon. Ata po shkonin për muaj mjalti, por çdo gjë u kthye në tragjedi.
Amy Moffat, 28 vjeçe dhe Sephen Graham, 30 vjeç po shkonin në Whistler për të festuar martesën. Sipas mediave të huaja, Amy-n e zuri gjumi në timon rreth orës 19:30 në mbrëmjen e së dielës (26 gusht).
Një mik i ngushtë i çiftit, Spencer Luczak ishte në makinën prapa dhe pa gjithë skenën teksa makina kthehej mbas. Ai nxitoi që t’i ndihmonte, por ishte pothuajse i sigurtë që nuk i kishin mbijetuar rrëzimit.