08:11 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Çifti kapet mat! Po takohen sërish me njëri-tjetrin (Foto)

Ok e kuptojmë arsyen pse The Weeknd mund të jetë kthyer tek Bella Hadid. Ndarja me Selena Gomez nuk ishte më e këndshmja për të dhe çfarë bën njeriu në momente të vështira? Nis të mendojë për të këqijat që ka bërë në jetë, kërkon të shfajësohet. Pas ndarjes së bujshme nga Bella Hadid për t’u lidhur me Selenën, duhet që kjo e fundit t’i rikthehej dashurisë së vjetër dhe të frekuentohej sërish me Justin Bieber, që The Weeknd te përplasej sërish tek Bella. Dhe ajo e ka pritur.

Reperi kanadez është fotografuar duke dalë nga shtëpia e Hadid, dhe tani të gjithë mendojnë se janë pajtuar sërish. Pak më vonë atë ditë Bella është fotografuar ndërsa shkonte për të ngrënë darkë dhe ndryshe nga zakonisht është përpjekur t’i fshihet kamerave duke vendosur një qese kartoni para fytyrës. Një vit ka kaluar nga ndarja e shumëpërfolur e 21-vjeçares dhe 27-vjeçarit dhe kjo është hera e parë që takohen, mbase edhe rikthehen.