75 Mall Live Search
10:08 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / OSH

Çifti më i pabarabartë, në pritje të fëmijës së parë

Miliarderi John Caudwell dhe e dashura e tij Modesta Vzesniauskaite kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së parë.

Diferenca në moshë midis tyre është plot 31 vjet, por çifti ka vendosur të ketë një trashëgimtar.

Johni aktualisht është prind i pesë fëmijëve Rebekah, 40, Libby, 32, Rufus, 24, Scarlett, 18 dhe Jacobi, 16.

Johni, ka ndërmarrje në industrinë e modës dhe të pasurive të patundshme, ndërsa pasuria e tij vlerësohet rreth 1.7 miliardë dollarë.

Modesta është çikliste e famshme olimpike, duke marrë disa medalje edhe në Lojërat Olimpike me Lituaninë./Indeksonline/