13:58 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Çifti Obama hyn në shtëpi të e re, ka 6.892 metra katrore dhe u ble 11.75 milionë $

Cifti Obama së fundmi është bërë me shtëpi të re.

Ish- presidenti Barack Obama dhe ish- Zonja e Parë Michelle Obama këtë javë blenë një shtëpi prej 6.892 metrash katrorë në brigjet e Masazazit, sipas gazetës Vineyard dhe TMZ-së.

TMZ-ja konfirmon se rezidenca në ishull me shtatë dhoma gjumi u shit të mërkurën për 11.75 milionë dollarë.

Raporti përmend gjithashtu të besuarin James F. Reynoldsit, një bankier investimesh në Chicikago, i cili ka qenë miq me presidentin Obama, 58 vjeç, pasi ishte senator i shtetit në Illinois. Reynoldsi ishte një anëtar i Komitetit kombëtar të financave të Obamës gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008.

Sipas gazetës dhe TMZ-së, ish-çifti i parë mori me qira shtëpinë e tyre të re gjatë verës përpara se ta blinte.

Shtëpia u shit nga Wycliffe Grousbeck dhe Corinne Basler Grousbeck. Wycliffe është pronar i Boston Celtics. /IndeksOnline/