Çifti që i shpëtoi tragjedisë i nënshtrohet operimit në Sofje

Lulzim Sulejmani nga Lugina e Preshevës dhe Medina Lutfiu nga Kumanova, çifti që i shpëtoi tragjedisë nga autobusi që mori flakë në Bullgari, i janë nënshtruar operacioneve në Spitalin e Sofjes.
Sipas familjarëve të dy kanë lëndime trupore, përkatësisht në ekstremitetet e poshtme, dhe për momentin ndodhen në sallat e operacionit.
Çifti është jashtë rrezikut për jetë dhe së shpejti pritet lëshimi i tyre për trajtim në shtëpi, shkruan Alsat M.