75 Mall Live Search
20:21 / E Hënë, 29 Qershor 2026 / H F

Çifti shqiptar kapet me k*kainë dhe mbi 1 kg k*nabis në portin e Greqisë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve greke, pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në portin e Kymasi Mantoudio, në ishullin Evia.

Të arrestuarit janë një 26-vjeçare dhe një 23-vjeçar, të cilët akuzohen për shkelje të legjislacionit grek mbi lëndët narkotike. Operacioni u zhvillua nga oficerët e Ekipit Rajonal të Luftës Kundër Drogës (P.O.D.I.N.) të Autoritetit Qendror Portual të Volosit, në bashkëpunim me Autoritetin Portual të Mantoudit dhe qenin antidrogë “TOBI”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në port, efektivët zbuluan se 26-vjeçarja kishte fshehur drogën në bagazhin e saj të dorës. Në valixhe u gjetën 278.1 gramë kokainë, si dhe tre pako me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale prej pak më shumë se 1 kilogram.

Çifti shqiptar kapet me k*kainë dhe mbi 1 kg k*nabis në portin

Autoritetet sekuestruan gjithashtu dy telefona celularë dhe 350 euro cash, të cilat u gjetën në posedim të gruas.

Në vijim të hetimeve, policia arrestoi edhe 23-vjeçarin shqiptar në Alonissos, i cili dyshohet se ishte marrësi i lëndës narkotike. Edhe atij iu sekuestrua telefoni celular si provë materiale.

Sipas mediave greke, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse dy të arrestuarit vepronin si pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të drogës, ndërsa autoritetet po punojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.