Çifti Smith, prindër për herë të katërt

Nara dhe Lucky Blue Smith kanë mirëpritur bebushin nr. 4.
Ajo publikoi lajmin e bukur në Instagram, duke bërë me dije se fëmija është vajzë, por nuk tregoi emrin dhe ditën e lindjes.
“Mirë se vjen në botë, engjëll i vogël”, shkruhet në mbishkrimin e postimit.
Një video shoqëruese tregonte prindërit me anëtaren e re të familjes, si edhe tre fëmijët e tjerë duke u përqafuar me motrën e tyre të vogël.
Nara dhe Lucky janë gjithashtu prindër të vajzave Rumble Honey, 4 vjeç; Whimsy Lou, 18-muajshe, si edhe të djalit Slim Easy, 3 vjeç.
