09:15 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Çifti vret foshnjën me arsyen se nuk kishin seks të mjaftueshëm për shkak të porsalindurit

Një çift po akuzohet për vrasjen e foshnjës së tyre të posalindur.

Luke Morgan dhe Emma Cole, janë në gjyq lidhur me akuzat se kanë mbytur foshnjën Tyler Morgan në orët e hershme të 29 prillit, 2014 në banesën e tyre në Staffordshire.

Sipas gjykatës, të nxitur nga alkooli dhe me argumentin se nuk kishin mjaftueshëm seks për shkak të lindjes së foshnjës, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Foshnjës i gjeten brinjë të thyera dhe gjoksin e shtypur.

Juristët në Gjykatën e Gjykatës së Stafford-it u treguan se si fqinjët dëgjuan çiftin në natën që vdiq foshnja se kishin mungesë të parave.

Ata gjithashtu thanë se Morgan ishte i zemëruar sepse donte të bënte marrëdhënie seksuale me Cole-in, por s’mund të bënte, sepse Tyleri ishte ende i zgjuar. Pas vdekjes së foshnjës, policia panë dy shishe të zbrazëta të verës e kanaçe të birrës./Indeksonline