75 Mall Live Search
08:25 / E Shtunë, 15 Mars 2025 / FR

Çifti West po i jep një shancë të dytë martesës? Bianca e Kanye shihen së bashku

Duket se çifti West po i jep një shancë të dytë martesës.

Kanye West dhe Bianca Censori u panë bashkë në Los Angeles, me reperin që zhvilloi audicione për rikthimin e projektit të tij “Sunday Service”.

Bianca, ndryshe nga paraqitjet e saj të mëparshme provokuese, kishte zgjedhur një veshje më të mbuluar me një trupore të zezë, shkruan Daily Mail.

West ka qenë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij antisemitike, që i kanë kushtuar bashkëpunime të mëdha dhe përjashtimin nga platforma sociale X.