75 Mall Live Search
15:08 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Çifti zviceran flet përsëri për Loredanën: E gjithë familja është kriminale

Çifiti zviceran, që po e akuzon artisten kosovare, Loredana Zefi se ia ka vjedhur 700.000 franga, kanë folur përsëri në mediat zvicerane rreth kësaj çështje.

Për “Blick”, çifti e kanë quajtur të gjithë familjen Zefi kriminale, transmeton Indeksonline.

“E gjithë familja është kriminale.”, tha Petra Z, transmeton Indeksonline.

Sipas gazetës zvicerane së paku tre nga nëntë vëllëzërit janë të përfshirë në këtë rast.

Vëllai i madh i Loredanës ai cili kontaktoi Petra Z. dhe ia kishte marrë 200.000 franga me arsyetimin se po ju duheshin për shërimin e nënës.

Pastaj në lojë kishte hyrë, Loredana duke u shtirë si avokate.  Kur Petra kishte filluar të dyshonte, në mes hyri vëllai tjetër i Loredanës, i cili i kishte premtuar se do të ia kthente asaj paratë.

Ky person besohet që është përjashtuar nga Zvicra dhe tani jeton në Francë dhe nuk i lejohet të hyjë në shtetin zviceran. Çifti zviceran i ka dërguar mesazh Loredanës duke i thënë se vëllezërit tuaj nuk mund të ikin nga kjo./Indeksonline/