Çiftit të njohur i futen hajdutët në dhomën e gjumit

Prezantuesi dhe gazetari i njohur, Piers Morgan dhe gruaja e tij, Celia Walden përjetuan një ngjarje të pakëndshme ndërsa flinin nga hajdutët që pushtuan dhomën e tyre të gjumit në një vilë luksoze franceze.
Çifti ishin në ditën e tyre të fundit të pushimeve, transmeton Indeksonline.

Celia, 44 tha se hajdutët arritën të futnin brenda vilës së tyre dhe derisa ata po flinin, duke marrë një kuletë nga shtrati i saj, e cila ishte me para.
Hajdutët morën edhe disa bizhyteri argjendi nga një kuti të cilën e hodhën në dhomën e ndenjes, duke ikur kur dëgjuan alarmin e çiftit në 6 të mëngjesit.

Celia tha se ajo u zgjua nga alarmi në orën 06 e15 të mëngjesit, kur u ngrit dhe zbuloi se çfarë kishte ndodhur, duke humbur hajdutët vetëm 15 minuta.
Policia zbuloi se hajdutët nuk kishin synim paisje teknologjike – siç janë laptopët dhe telefonat e çiftit – sepse ato janë shumë të lehta për tu gjetur.

Në vend të kësaj ata synojnë para dhe bizhuteri, me shpresën për të rrëmbyer orë të kushuteshme dhe diamante.
Celia bëri shaka se hajdutët kanë mbetur të zhgënjyer, pasi morën stoli që kishin vlerë sentimentale për të – por pak vlerë monetare./Indeksonline/