75 Mall Live Search
21:22 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Cigare në orarin e punës? Gjobë deri në heqje të licencës për shoferët e transportit publik

Konsumimi i cigares në vende publike gjobitet në shumë shtete.

E radhës që ka ndërmarrë masa lidhur me këtë çështje është Greqia.

Në këtë shtet drejtuesit e taksive, autobusëve dhe të automjeteve tjera transportuese të transportit publik, të cilët pinë duhan derisa janë në oratin e punës do të gjobiten me 1 mijë e 500 euro dhe poashtu do t’i revokohet licenca për një muaj.

Këto masa vijnë  sipas rregullave të reja të trafikut dhe një qarkore të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë të hënën.

Në të njëjtën kohë, nëse në automjet ka një fëmijë nën moshën 12 vjeç, masa e gjobës do të rritet në 3,000 euro.

Për më tepër, drejtuesit e automjeteve private që pinë duhan ndërsa një i ri nën moshën 12 vjeç është gjithashtu në automjet do të gjobiten me 1.500 euro dhe do t’iu hiqet licenca./Indeksonline/