14:19 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Çika e babës, Ermali po rrit një vajzë të talentuar

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët e rrallë që e ka trashëguar me plot sukses talentin për të kënduar.

Duket se ky talent do të trashëgohet edhe në një brez.

Vajza e tij simpatike, aq e vogël, por që ka dhënë sinjalet e para se mund të ndjekë rrugën e babait.

Në “Baby Shower” , organizuar nga gruaja e Ermalit, Ariana, vajza e tyre mori vëmendjen për disa minuta me talentin që kishte./Indeksonline/