75 Mall Live Search
15:00 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Çika e Mozzik dhe Loredanës për 24 orë arrin mbi 150 mijë ndjekës në Instagram

Mozzik dhe Loredana kanë hapur një llogari në rrjetet sociale për të bijën e tyre të porsalindur, Hanën.

Ani pse kanë kaluar vetëm dy ditë nga lindja, Hana e cila ende nuk është e vetdijshme për asgjë që po ndodh rreth saj është bërë me llogari “Instagrami”.

E vogla Hana ka arritur që në llogarinë e saj të mbledh 152 mijë ndjekës.

Ndërsa edhe gallatat në internet nuk po ndalen, duke krahasuar dhjetëra ndjekësit e tyre me mijëra ndjekësit e Hanës./Indeksonline/