10:20 / E Hënë, 04 Mars 2024 / L K

Cikalleshi futet në historinë e skuadrës turke

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin mars ndaj Kilit dhe Suedisë. Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga grumbullimi i parë për këtë vit, legjionarët kuqezi vijojnë të dërgojnë sinjale pozitive për trajnerin Silvinjo.

Sokol Cikalleshi u rikthye te goli në kampionatin turk, pasi shënoi në sfidën Pendikspor-Konyaspor, që u fitua nga skuadra e tij me rezultatin 0-2. Sulmuesi i Kombëtares zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të falë një penalltie që e shndërroi në gol.

Ky realizim ishte historik për Cikalleshin pasi u bë lojtari i huaj me më shumë gola (27) në historinë e Konyaspor.