13:34 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Cikalleshi, i lumtur per golin dhe grumbullimin

Sokol Cikalleshi e festoi me gol rikthimin në kombëtaren shqiptare duke shënuar për herë të parë me skuadrën e tij të re, Osmanlisporin. Me nuhatjen e sulmuesit të mirëfilltë, kavajasi ndihmoi ekipin e tij të merrte fitoren e parë në kampionat në suksesin 3-0 ndaj Kasimpashas. Në një intervistë ekskluzive për emisionin Zona Gol të Supersport, Cikalleshi tregoi emocionet e golit të tij të parë me skuadrën e re dhe dedikimin për festimin e tij të vecantë.

“Ishte ditë e lumtur për mua dhe për ekipin pasi ekipi ka patur një fillimsezoni të dobët por gjërat janë sistemuar disi. Jam i lumtur për fitoren e ekipit por dhe shënimin e golit dhe dedikimi ishte special sepse muaji tetor është muaji që unë dhe bashkëshortja presim fëmijën e parë.”

Sa i përket rikthimit në kombëtare dhe incidentit me Panuccin në muajin shtator, Cikalleshi dhe njëherë tjetër sqaroi se gjithcka lindi si pasojë e një keqkuptimi.

Ndërkohë që dy ndeshjet e fundit të këtyre eliminatoreve e vendosin Shqipërinë përballë Spanjës dhe Italisë, me dëshirën për të zyrtarizuar vendin e 3-të në grup por dhe dëshirën për të bërë një paraqitje të mirë, sic kërkon dhe vetë Cikalleshi.