Cikalleshi në top-formë, shënon dy gola në Turqi

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi po kalon një sezon të mirë në skuadrën e Konyaspor në Superligën e Turqisë.
Ylli shqiptar shënoi dy gola në fitoren e klubit të tij, Konyaspor 3 me 2 ndaj Yeni Malatyaspor, shkruan IndeksOnline.
Në këtë përballje për ekipin e Konyaspor luajtën tre shqiptarë, Erdon Daci, Sokol Cikalleshi dhe Zymer Bytyqi.
Nga radhët e Yeni Malatyaspor nuk luajti fare ish-lojtari i Ballkanit, Jetmir Topalli./IndeksOnline/