75 Mall Live Search
18:48 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / Blerim

Cikalleshi shënoi dy gola ndaj Bjellorusisë, kjo është deklarata e tij!

Shqipëria ka arritur ta mposhtë Bjellorusinë me rezultatin final në 3:1, për të siguruar kështu një vend në Ligën B’ të “Nations Legaue”.

Cikalleshi ishte më produktiv sonte te Shqipëria pasi shënoi dy gola, por një ndihmë të madhe ia dha edhe Manaj që shënoi golin e fitore, e bjellorusët shënuan dy herë, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe Cikalleshi, ku tha se Kombëtarja kishte disa moment të vështira por që në fund ia dolën.

“Kemi dy raste si në pjesën e parë që nga 2-0 shkuam në 2-1 dhe patëm një dis-ekuilibër, poashtu edhe në pjesën e dytë kur pësuam golin e dytë, por faleminderit Zotit ia arritem fitorën, pasi kjo ndeshje ishte për t’u fituar”, tha fillimisht Cikalleshi.

“Duke qenë se luajmë me dy sulmues tani, është më e thjeshtë për të arritur tek zona e golit, ka të bëjë edhe eksperienca ime se ka vite që jam në kombëtare. Besoj që nga të gjitha që mund të veçoj është eksperienca, e njohim të gjithë grupin dhe jemi në rrugën e mbarë”

“Me Manajn kemi luajtur shumë mirë, pa anashkaluar edhe sulmuesit e tjerë, poashtu edhe me Bekimin që luajmë me vite së bashku dhe me Sadikun. Kohët e fundit kemi qenë më shumë me Manajn në fushe dhe e kuptojmë njëri-tjetrin”, përfundoi ai.