16:11 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / A. A

‘Çikat e arta’ ia sjellin Kosovës medaljen e 4-të nga Doha e Katarit

Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Masterin që po zhvillohet në Doha të Katarit.

Ajo fitoi luftën kundër britanikës Natalie Poëell në kategorinë deri në 78kg.

Kjo ishte medalja e 4-të që fituan xhudistet nga Kosova në Katar, shkruan Indeksonline.

Gjatë kësaj jave, Distria Krasniqia fitoi medaljen e artë ndërsa Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova të bronztën.

/Indeksonline/