Çikat e Vjosës, kryeparlamentarja publikon videon e binjakeve, që do të hyjnë në klasën e parë

Vjosa Osmani është nënë e dy vajzave binjake. Kryeparlamentarja duket se gjen kohë që të punojë me to në shtëpi, pavarësisht angazhimeve të mëdha që ka në profesion.
Vjosa Osmani ka publikuar videon e vajzave, të cilat e kanë mësuar alfabetin, ani pse mësimin nuk do të fillojnë sot më 1 shtator.
“Gati për klasën e parë…edhe pse në këtë 1 shtator, alfabetin po e ushtrojmë në shtëpi”, shkruan Osmani në Facebook./Indeksonline/