75 Mall Live Search
13:57 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / OSH

Çiklisti shqiptar përplasi për vdekje të moshuarin në Londër dhe e la në mes të rrugës

Ermir Loka është shqiptari 23 vjeçar, i cili kaloi semaforin me të kuqe dhe  shtypi me biçikletë të moshuarin 72 vjeçar në Londër, duke e braktisur  në mes të rrugës, njofton media britanike “Daily Mail”.

Mësohet se i moshuari, pësoi plagë të renda në kokë dhe humbi jetën në spital 8 ditë më vonë.

Mediet e huaja kanë publikuat sot, videon nga momenti kur shqiptari çiklist, 23 vjeç përplas dhe braktis në mes të rrugës të moshuarin 72 vjeçar.

Gjithashtu thuhet se 23 vjeçari qendronte ilegalisht në Angli dhe sipas medieve të huaja, frika se mos kapej nga policia pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur është arsyeja kryesore, që ai braktisi viktimën në rrugë.

Video / Çiklisti shqiptar përplasi për vdekje të moshuarin

Megjithatë, shqiptari është arrestuar nga policia vendase dhe ka marrë dënim me 2 vite burgim.