17:15 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Çiklo Sigurt”, nesër marshi në Prishtinë kundër ndotjes së ajrit

Nesër duke filluar nga ora 12:00 do të zhvillohet aktiviteti “Çiklo Sigurt” kundër ndotjes së ajrit.

Ky aktivitet është i financuar nga fondet e Bashkimit Evropian dhe i implementuar nga ‘Klubi Alpin Prishtina’, transmeton Indeksonline.

Nisja do të bëhet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe pika e arritjes do të jetë Parku i Gërmisë.

Për të qenë pjesë e këtij aktiviteti duhet të keni helmetat me vete./Indeksonline/

https://www.facebook.com/events/175896430491761/