19:43 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / Gj. Sh

Cila do të jetë e ardhmja e Marcelos pas largimit nga Real Madrid

Ish futbollisti i Real Madridit, Marcelo ka mbetur pa klub tash e dy muaj pasi i ka përfunduar kontrata me mbretërit.

Pas largimit nga Santiago Bernabeu, braziliani ka pasur disa oferta, por ende nuk e ka pranuar asnjë prej tyre, përfshi edhe ato që kanë ardhur nga Katari apo MLS, transmeton IndeksOnline.

Marcelo në sezonin e kaluar ka fituar tre tituj me Real Madridin, ndërsa ka hyrë në historinë e klubit si futbollisti më i trofeshëm me gjithsej 25 trofe.

Mbas këtyre sukseseve, braziliani si duket është duke u përgatitur për pensionim, dhe pritet ta vazhdoj karrieren si biznesmen.

Cila është situata aktuale e Marcelos?

Marcelo prej kohësh po përgatitet për jetën pas futbollit, duke hedhur themelet për një karrierë si biznesmen.

Tani, ndërsa karriera e tij profesionale e futbollit po i vjen fundi, ai mund të përqendrohet në interesat e tij jashtë fushës.

Marcelo aktualisht zotëron dy klube, Azuriz , nga braziliani Campeonato Paranaense, dhe Mafra , nga divizioni i dytë portugez.

Ai e bleu të parën në vitin 2017 dhe së fundmi nisi një aventurë evropiane, ndërsa Mafra i përket të njëjtit grup me të parën dhe konsiderohet nga Marcelo si ura ideale midis tregjeve braziliane dhe evropiane.

Sa i përket Azurizit , ideja e Marcelos dhe partnerëve të tij është të promovojnë strukturën e tij stërvitore, një fushë në të cilën ish- lojtari i Real Madrid tashmë ka përvojë të dukshme falë projektit të tij ‘Campus 12’.

‘Campus 12’ është një iniciativë që në bashkëpunim me kunatin e tij, Caio Alves , ai po e zhvillon me sukses prej disa kohësh dhe që përfaqëson një tjetër aktivitet biznesi të Marcelos .

Nga tre lojtarët e Madridit që përfunduan kontratat e tyre më 30 qershor, Marcelo ishte i vetmi që pati një lamtumirë institucionale që përputhej me karrierën e tij.

Dy të tjerët, Gareth Bale dhe Isco Alarcon , kanë gjetur tashmë destinacione (përkatësisht Los Angeles FC dhe Sevilla), ndryshe nga Marcelo , i cili në çdo rast e di se dyert e Madridit do të jenë gjithmonë të hapura për të.

Një rikthim eventual në klub si ambasador apo përfaqësues institucional është gjithashtu në planet e ardhshme të Marcelos dhe nuk mungojnë stimujt profesionalë për të nëse, siç duket, përfundon duke i varur këpucët këtë verë./IndeksOnline/