75 Mall Live Search
19:03 / E Premte, 28 Tetor 2022 / Gj. Sh

Cila është e vërteta e shtyerjes së ndeshjes Llapi – Drita, flet Tahir Batatina

Ndeshja e javës së 14-të mes Llapit dhe Dritës, e paraparë të zhvillohet ditën e shtunë, është shtyer për një ditë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Lajmin për shtyrjen e ndeshjes e ka b%rë të ditur klubi nga Gjilani, i cili tha se shtyerja e ndeshjes u bë pa asnjë arsye nga FFK-ja, shkruan IndeksOnline.

”Kur kishin mbetur më pak se 48 orë para ndeshjes KF Llapi – FC DRITA, vjen një njoftim në E-mail se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave të FFK-së pa dhënë ndonjë sqarim, ku dihet se ndryshimet e orareve bëhen vetëm në raste të veçanta gjë për të cilën komisioni nuk ka pasur arsye në këtë rast.”, thuhet në reagimin e Dritës.

Për këtë, IndeksOnline ka kontaktuar edhe me trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.

Ai ka thënë se ndeshja me Dritën është shtyer për arsye se FFK-ja ka vendosur të luhen dy ndeshje ditën e diel pasi është shtyer për një afat të pacaktuar ndeshja Prishtina – Ballkani.

”Ndeshja ishte e paraparë të zhvillohej ditën e shtune, por që pasi FFK-ja kishte shtyer ndeshjen Prishtina-Ballkani, na ka njoftuar se ndeshja Llapi-Drita, do të zhvillohet ditën e diel.”, tha Batatina.

Ndeshja Lalpi – Drita, do të zhvillohet ditën e diel në stadiumin ”Zahir Pajazit” në Podujevë, më fillim nga ora 13:00/IndeksOnline/