16:27 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Cila është gjendja e ministrit Blerim Kuçi, i infektuar me COVID-19

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi të hënën ka treguar se ka rezultuar pozitiv në testimin për COVID-19.

Ministri Kuçi është testuar bashkë me familjarët e tij në institucion privat gjatë së dielës dhe po atë natë ka marrë rezultatin e testit. Sipas kabinetit të ministrit, ministri ka gjendjen stabile shëndetësore dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve.

“Ministri Kuçi po vazhdon të punojë aq sa është e mundur nga shtëpia dhe kontakti me kabinetin është në kohë reale. Ai ka thënë se ka gjendjen shëndetësore dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Ministri Blerim Kuçi është vetizoluar dhe po kalon ditët e izolimit në shtëpinë e tij në Suharekë. Ministri Kuçi është ministri i vetëm i Qeverisë së Kosovës që jeton në qytetin e tij dhe jo në kryeqendër.