75 Mall Live Search
12:13 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / OSH

Cila është gjendja e autoudhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale në Kosovë?

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se po vazhdon mbikëqyrjen e kompanive të mirëmbajtjes së autoudhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Republikës së Kosovës.

Sipas MI-së, në të shtatë rajonet e Kosovës, kompanitë kontraktuese po vazhdojnë aktivitetet e tyre në baza ditore.

“Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 nuk ka reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. Në rajonin e Pejës, rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë kryesisht të kalueshme, ndërkaq në rrugën N9 Pejë-Kuçishtë-Bogë, ka reshje të lehta të borës dhe po bëhet shpërndarja e kripës sipas nevojës”.

“Po e njëjta gjendje e rrugëve është edhe në rajonin e Ferizajt, të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim. Edhe në rajonin e Gjilanit nuk ka të reshura të borës dhe rrugët janë krejtësisht të qarkullueshme”.

Edhe rrugët në rajonin e Gjakovës gjithashtu janë të kalueshme dhe  pa reshje bore.

“Po ashtu mirëmbajtjes dimërore po i kushtohet kujdes i veçantë  edhe në autoudhët e Kosovës. Kësisoj, autoudhët  R6 Doganaj-Hani i Elezit dhe autoudha A6 “Arbën Xhaferi”, janë krejtësisht të kalueshme, pa reshje bore ose ndonjë pengesë tjetër”.

“Kryesisht, të gjitha rrugët, të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë të kalueshme dhe të gatshme për qarkullim të lirë të automjeteve”.