75 Mall Live Search
14:56 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Cila është ideja e ministrit të Pacollit për largimin e taksës?

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka deklaruar se taksa 100% për produktet serbe e ka dhënë mesazhin e vet, por thekson se raporti me SHBA nuk duhet të lëndohet në asnjë mënyrë.

Përmes një reagimi, ministri nga AKR-ja ka thënë se kanë disa ide për pezullimin e kësaj takse.

“Shqiptarët kudo që janë e kuptojnë vullnetin e mirë të kryeministrit Haradinaj edhe dëmet që kemi pësuar nga genocidi serb në Kosovë. Taska ka dhënë mesazhin e vet ka edukuar qytetarë që jo me buxhetin tonë të ndihmojnë një vend që nuk na njeh, nuk na trajotn si duhet dhe nuk na vijnë gjëra të mira. E ka thënë kryeministri që ishim të detyruar ta bënim, sepse asnjë nga vendet nuk duhet të pengojë tjetrin, por raporti me SHBA nuk duhet të lëndohet në asnjë mënyrë. Kemi disa ide edhe për pezullimine kësaj takse”, ka thënë ai, shkruan Indeksonline

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur dje se taksa ndaj Serbisë nuk do të largohet deri në njohjen e Kosovës nga shteti fqinj.

Këto komente Haradinaj i bëri në akademinë përkujtimore dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës në Klinë.

Kreu i qeverisë, foli dhe për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve,  ku tha se ata që po i përkthejnë vendimet e Qeverisë së Kosovës kundër Amerikës e kanë gabim.

Haradinaj konsideron se taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë. Kreu i qeverisë shtoi se Serbia dhe Rusia janë duke përdorur të gjitha kapacitet për zhbërjen e shtetit të Kosovës.

Haradinaj foli dhe për mundësitë e ndarjes së Kosovës, ku u shpreh se një gjë e tillë kurrë nuk do të ndodhë. Ai është shprehur i vendosur se nuk të ketë shkëmbim territoresh dhe se Kosova nuk do të japë asnjë pjesë të territorit të saj.

“Po thuhet së duhet me dhanë diçka për njohje, ose territore, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, pasi shqiptarët boll kanë dhanë territore”, tha ai. /Indeksonline/