21:33 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Cila është mënyra e duhur për të ecur

Shumica e njerëzve merren me sporte, shkojnë në palestër, provojnë dieta të ndryshme… Dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kemi kuptuar se ecjet e përditshme nuk janë më pak efektive për humbje të peshës.

Si ta shndërroni ecjen në stërvitje

Faktorët kryesorë që ndikojnë në kaloritë që i digjni kur ecni janë distanca, shpejtësia dhe pesha et rupit.

Për rezultatet më të mira, ju duhet ta keni një orar të rregullt dhe ta përdorni një matës të hapave.

Kjo pajisje do t’ju tregojë se sa shumë keni ecur gjatë ditës.

Sa hapa duhet t’i ecni në ditë për të humbur peshë?

Vlerësimi i mëposhtëm do t’ju ndihmojë ta keni parasysh se sa shumë duhet të ecni për të filluar të humbni peshë. Por, kijeni parasysh se kjo varet nga karakteristikat individuale, nga stili i jetesës, shprehitë e ushqimit, etj.

100 kcal = 2,000 hapa = 1.6 kilometra

1 kg = 140,000 hapa = 112 km

Cila është mënyra e duhur për të ecur

Më pak se 70 hapa në minutë

Për një person të shëndetshëm, ritmi i tillë ka pak efekte. Ky ritëm rekomandohet për personat që janë duke i rikuperuar nga sulmi në zemër.

71-90 hapa në minutë, 3-4km/h

Rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

91-110 hapa në minutë, 4-5 km/h

Një ritëm i duhur për çdo person të shëndetshëm.

113-130 hapa në minutë

Një ushtrim i mahnitshëm për trupin, por edhe njerëzit e shëndetshëm e kanë të vështirë ta mbajnë këtë ritëm për një kohë të gjatë.