75 Mall Live Search
14:57 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / B O

Cila është partia më e votuar boshnjake në Prizren?

Nova Demokratska Stranka është partia më e votuar boshnjake në Prizren në zgjedhjet e 17 tetorit. Partia e zëvëndëskryeministres, Emilija Redzepi ka marrë plot 1933 vota në zgjedhjet në Prizren.

Pas çertifikimit të rezultateve, NDS e ka quajtur këtë si fitore të madhe. NDS ka arritur marrëveshje me Mytaher Haskukën për ta përkrahur në zgjedhjet e 14 nëntorit.

Përkrahja e partisë së Redzepit pritet të jetë forcë e shtuar për Haskukën duke patur parasysh reputacionin e madh që ka Redzepi në këtë zonë.