12:09 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Cila është temperatura normale e trupit të njeriut?

Një analizë e fundit, sugjeron që temperature mesatare e trupit të njeriut ka rënë që nga shekulli XIX për shkak të ndryshimeve fiziologjike.

Autorët e studimit të ri nxjerrin në pah shkaqet e mundshme të këtyre ndryshimeve, shkruan Indeksonline.

Shumica prej nesh e masim temperaturën kur kemi ethe, si rezultat i një ftohjeje.

Por temperatura e trupit mund të ndikohet edhe nga shumë faktorë të tjerë: zakonet e jetesës, mosha, temperatura e ambientit.

Temperatura e trupit tregon normën metabolike, të cilën disa e kanë lidhur me jetëgjatësinë e trupit.

Cila është temperatura normale e trupit të njeriut? Në 1851, Carl Reinhold August Wunderlich, një mjek gjerman anketoi 25.000 njerëz dhe vendosi që 37°C është temperatura normale e trupit të njeriut.

Por, analizat dhe anketat e fundit sugjerojnë që temperature mesatare e trupit është më e ulët.

Një studim i ri ku u anketuan 35.000 njerëz në Mretërinë e Bashkuar me afro 250.000 matje të temperaturës zbuluan se 36,6°C është temperatura mesatare orale.

Myroslava Protsivi nga Divizioni i Sëmundjeve Infektive dhe Mjekësisë Gjeografike të universitetit “Stanford”, në Kaliforni, dhe kolegët e saj u nisën për të hetuar më shumë këtë gjë.

Disa nga gjetjet e tyre janë:

Temperatura e trupit të burrave është, mesatarisht, 0.59 °C më e ulët se ajo e burrave të lindur në fillim të shekullit të 19-të.

Në mënyrë të ngjashme, temperatura e trupit të grave u ul me 0.32 °C nga vitet 1890 e deri sot.

Në përgjithësi, analiza zbuloi një ulje prej 0.03 °C në temperaturën mesatare me çdo dekadë./Indeksonline/