13:15 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Cila është vlera neto e Hazard bazuar në pagën e tij te Chelsea

Eden Hazard pritet të rikthehet në formacionin startues të Chelseat për ndeshjen me West Hamin pasi u pushua ndaj PAOK-ut, por cila është vlera e yllit të Chelseat.

Hazard iu bashkua Chelseat nga Lille në vitin 2012 në një marrëveshje në vlerë të 32 milionë funtesh.

Belgu që nga atëherë konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në botën e futbollit, transmeton IndeksOnline.

Ai ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madridi gjatë gjithë verës, por në fund vendosi të qëndrojë në ”Stamford Bridge”.

Eden Hazard of Chelsea

Hazard ka shënuar 94 gola në 305 paraqitje për Chelsean.

Cila është vlera e Eden Hazard në tregun e sotëm?

Sipas revistës online, ”The Richest”, vlera neto e Hazard është 76.49 milionë funte.

27-vjeçari fiton 12 milionë funte në sezon te Chelsea, e cila barazohet me pagën e tij javore prej 230 mijë funte.

Eden Hazard of Chelsea

Hazardi gjithashtu ka marrëveshje të mëdha sponzorizuese me Sina Sports, Topps dhe Lotus Bakeries./IndeksOnline/