75 Mall Live Search
20:25 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Cila jogë është më e mira për meshkujt? (Video)

Është dëshmuar që joga forcon potencën, tendos muskujt dhe nëse nuk ju është e mjaftueshme joga “e meshkujve”, provoni llojin e ri – broga, të destinuar bash për meshkujt.

Broga dallohet nga joga standarde për shkak se ushtrimet kombinohen me ushtrimet e forcës dhe të qëndrueshmërisë, në vend të tingujve qetësues, nga altoparlanti gjatë orëve dëgjohet muzikë më mashkullore.

Sipas trajnerit Jack Braniff, “Broga” është një teknikë që të rrit përqendrimin, forcon muskujt duke i mbushur ata me gjak, por në të njëjtën kohë është edhe një mënyrë shumë e mirë për të humbur kilogramët e tepërt.