12:16 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Cila këngë i dha tjetër rrugëtim karrierës së këngëtarit Capital T? Flet vetë ai

U bo vonë” nga Capital T tashti i bën 10 vjet që nga promovimi i saj.

Ai tha se kjo kënga është njëra ndër këngët e tij të pëlqyera, këngë e cila i ka thyer krejt barrierat, i ka dhënë tjetër rrugëtim karrierës së tij.

Kënga sipas tij, i ka dhënë rrugëtim gjithashtu edhe jetës së natës në si kënga e parë shqip, që është lëshuar nëpër klubet e natës në Shqipëri. Kjo në një kohë kur muzika house ishte në kulmin e saj,kurse muzika shqipe nuk lëshohej fare nëpër klube e lokale, ndërsa artistët rumunë e kishin pushtuar tregun e klubeve me performanca.

Postimi i plotë:

Njo prej kangve t’mia t’preferume nder vite “U BO VONË” kange e cila i ka thy krejt barrierat, i ka jep tjeter rrugtim karrieres tem gjithashtu edhe jetes nates ne Shqiptari si kanga e pare shqipe qe eshte lshu neper klubet e nates ne Shqiperi ne ni kohe kur muzika house ishte ne kulmin e saj e muzika shqipe nuk leshohej fare neper klube e lokale dhe artistet Rumun e kishin pushtu tregun e klubeve me performanca. 27.NOV.2009./Indeksonline/