Cila nga yjet shqiptare ka më shumë ndjekës në Instagram?

Në rrjetet sociale, saktësisht në “Instagram” fytyrat publike kanë arritur të marrin miliona ndjekës.
Edhe yjet shqiptare me famë botërore që pëlqehen mjaftë, kanë arritur të bëjnë për vete fansa nga e gjithë bota, shkruan Indeksonline.
Duke hulumtuar në profilet e tyre, shohim që në listë kryeson Dua Lipa me 87.4 milionë ndjekës.

Pas saj renditet Rita Ora me gjithsej 16.2 milionë ndjekës.

Në vendin e tretë Bebe Rexha me 11.9 milionë ndjekës.

Ndërsa Ava Max me 3.3 milionë ndjekës. Këto shifra dëshmojnë ndikimin e tyre të madh në muzikë./Indeksonline/
